Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Apeli emocional i shkencëtarit të NASA-s pak para arrestimit

NULL NULL
04.08.2022 10:18

Një shkencëtar i NASA-s i bëri një apel emocional botës përpara se të arrestohej, duke paralajmëruar se si po shkojmë drejt një ‘f**king katastrofe’ nëse nuk fillojmë t’i dëgjojmë shkencëtarët lidhur me ndryshimin e klimës.

Peter Kalmus, shkencëtar i të dhënave në Laboratorin Jet Propulsion në NASA dhe një shkencëtar i asociuar i projektit në Institutin e Përbashkët të UCLA-s për Shkencën dhe Inxhinierinë e Sistemit Rajonal të Tokës, bëri thirrjen e dëshpëruar në fillim të këtij viti.

Mesazhi i tij erdhi si pjesë e një proteste globale që përfshin më shumë se 1.000 shkencëtarë në 25 vende, të cilët rrezikuan të arrestoheshin më 6 prill për të ‘paralajmëruar botën’

“Ne jemi duke bërë mosbindje civile në JP Morgan Chase Bank – e cila, nga të gjitha bankat në botë, është ajo që ka bërë më shumë për të financuar projektet e karburanteve fosile”, shpjegoi më parë Kalmus, duke cituar një raport të fundit të që ‘e bëri shumë të qartë se infrastruktura aktuale dhe e planifikuar e karburanteve fosile do të na çojë dukshëm më shumë se dy herë përtej vlerësimit më të mirë të asaj që mund të emetojmë ende dhe të kemi një shans për të hedhur monedhë për të qëndruar nën një gradë e gjysmë të ngrohjes globale’.

Shkencëtari i klimës më pas shkoi dhe qëndroi jashtë bankës me inxhinierin Eric Gill, të dy të veshur me palltot e tyre laboratorike.

“Unë jam këtu sepse shkencëtarët nuk po dëgjohen. Jam i gatshëm të rrezikoj për këtë planet të mrekullueshëm – për djemtë e mi.  Dhe ne jemi përpjekur t’ju paralajmërojmë për kaq shumë dekada se po shkojmë drejt një katastrofe, por përfundojmë duke u injoruar – shkencëtarët e botës po injorohen.  Kjo duhet të ndalet. Ne do të humbasim gjithçka. Ne nuk bëjmë shaka. Nuk gënjejmë. Nuk e ekzagjerojmë. Situata është aq keq saqë ne jemi të gatshëm të ndërmarrim këtë rrezik. Gjithnjë e më shumë shkencëtarë dhe gjithnjë e më shumë njerëz do të fillojnë të bashkohen me ne. Kjo është për të gjithë fëmijët e botës, të gjithë të rinjtë, të gjithë njerëzit e ardhshëm. Kjo është shumë më e madhe se kushdo prej nesh”, kishte deklaruar Kalmus.

Atë ditë ai u arrestua së bashku me një fizikan, një inxhinier dhe një mësues shkencash, pasi u lidh me zinxhir në derën e bankës.

Më vonë ai shpjegoi se si ishte i lumtur ta ‘rrezikonte’ karrierën e tij duke bërë diçka drastike pasi u përpoq ta “nxirrte” mesazhin jashtë.

Duke folur për AJ+, ai shtoi: “Unë kam provuar mënyra të tjera për të arritur tek publiku për 16 vjet dhe asnjëra prej tyre nuk funksionoi. Mendoj se ia vlen t’i rrezikojmë karrierat tona në mënyrë që të përpiqemi ta zgjojmë publikun për atë që po ndodh me planetin tonë. Isha shumë i emocionuar dhe po mendoja për djemtë e mi dhe të ardhmen e jetës në Tokë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.