Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Apel për rreziqet e vapës: Lëvroni hamullishtat, mos i kallni (VIDEO)

NULL NULL
22.07.2023 20:37

Temperaturat që në këto ditë prekën maksimumin, rritën rrezikun e zjarreve.

Që situatat e tilla të jenë sa më të përballueshme, po apelohet për kujdes të shtuar nga qytetarët në këto ditë të nxehta pasi flakët veç dëmtimit të ajrit, mund të rrezikojnë edhe jetët e njerëzve, raporton Klan Kosova.

Zjarret rëndom intensifikohen pas të korrurave kur hamulloreve fermerët ua fusin çibritin, gjë që po cilësohet shumë e dëmshme.

E në rast se vënësit e flakëve identifikohen si të tillë, rrezikojnë të përfundojnë prapa grilave nga 6 muaj deri në 3 vjet.

Nga institucionet po kërkohet që përmes fushatave vetëdijesuese, qytetarët të paralajmërohen për rrezikun që potencialisht u kanoset. /Klankosova.tv

Kronikë e përgatitur nga gazetari Flamur Gajtani

lajme të ngjashme