Anulohet turneu i Iggy Azalea’s në Amerikën e Veriut NULL NULL 07.10.2018 17:50 07.10.2018 17:50 Mandatory Credit: Photo by Larry Marano/REX/Shutterstock (9782912d) Iggy Azalea Iggy Azalea at Hits 97.3, Fort Lauderdale, USA - 07 Aug 2018 Iggy Azalea ka konfirmuar se turneu i saj ‘Bad Girls’ në Amerikën e Veriut është anuluar, megjithëse ajo nuk e dha arsyen, transmeton Klan Kosova. ‘Më besoni, unë kam qenë shumë e emocionuar për këtë turne dhe tani po ndjehem shumë e zhgënjyer që nuk po realizohet këtë vit. Zgjedhja nuk ishte në duart e mija. Unë shpresoj se do t’ju shoh personalisht një ditë. Ju dua’, shkroi Iggy në Twitter të dielën. Ky turne ishte i pari në Amerikën e Veriut për të pas shumë vjetësh. Turneu duhej të fillonte më 27 tetor.