Anulohet testi i arritshmërisë në tri komuna NULL NULL 30.05.2016 18:01 30.05.2016 18:01 Ministria e Arsimit ka njoftuar se do të anulohet testi i arritshmërisë në tri komuna të Kosovës i mbajtur me 21 maj. Komunat që duhet ta përsërisin testin janë, Gjilani, Dragashi dhe Hani i Elezit. Ritestimi do të bëhet me tetë qershor 2016 më fillim në orën 10:00. Sipas vendimit të grupit të ekspertëve të Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim, rezultatet e testit në këto tri komuna janë jo reale dhe të pabesueshme për shkak të administrimit të dobët të këtij procesi. Ndërsa, sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit nga 33.444 mijë nxënës që i janë nënshtruar testit, 64.7 për qind kanë arritur pragun e paraparë për kalueshmëri. Ky rezultat është vlerësuar të jetë më pozitiv në krahasim me dy vitet e kaluara i cili ka qenë 63.1 për qind dhe 62.6 për qind, njofton Klan Kosova. Po ashtu, bëhet e ditur se në gjuhën shqipe rezultati ishte më i dobët se sa në gjuhën angleze. 64.6 për qind janë plotësuar si të sakta në gjuhën shqipe, ndërsa në anglisht 77.9 për qind, Është thënë se ky rezultat vjen nga numri më i vogël i pyetjeve në gjuhën angleze. Pikët e këtij testi pritet t’i ndihmojnë nxënësit të orientohen për regjistrim në shkollën e mesme. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025