Anulohet shfaqja e dokumentarit serb kundër shqiptarëve në Stokholm NULL NULL 16.11.2017 22:45 16.11.2017 22:45 Dokumentari “Kosovo, a Moment in Civilization” i regjisorit serb, Boris Malagurski, që planifikohej të shfaqej në ABF të Stokholmit është anuluar, transmeton Klan Kosova. Lajmin e ka bërë të ditur Salih Shala përmes një njoftimi në Facebook, ku ka njoftuar se i ka bërë kërkesë ABF-së për të mos e lejuar një shfaqje të tillë në qendër të Stokholmit. Ai pohon se sot ka marrë përgjigje nga shefja e komunikimit nga ABF për anulimin e këtij dokumentari pasi që ky dokumentar nuk e reflekton barazinë dhe të drejtat e njeriut që sundojnë në Suedi. “Boris Malagurski, regjisori serb ka pas plan me e shfaq dokumentarin plot urrejtje ndaj Shqiptarve ”Kosovo – a moment in civilization” ne ABF ne Stokholm, te ftuar kan qene media, ambasada e Rusise, Greqise, Spanjes etj ne Stokholm”. “Kete dokumentar mes tjerash e kan perdor ne lobim kunder anetarsimit te Kosoves ne Unesco. Pas kerkeses qe i kom bo ABF-it mos me leju shfaqje te tille ne qender te Stokholmit sot mora pergjigje prej shefices te komunikimit qe ua kan anuluar te drejten e shfaqjes kafsheve sepse dokumentari nuk reflekton barazine dhe te drejtat e njeriut qe sundojne ne Suedi”. Më poshtë mund ta lexoni statustin e tij të plotë: Boris Malagurski, regjisori serb ka pas plan me e shfaq dokumentarin plot urrejtje ndaj Shqiptarve ”Kosovo – a moment in… Publiée par Salih Shala sur Jeudi 16 novembre 2017