Anulohet seria “Roseanne” pas komenteve raciste të Roseanne Barr NULL NULL 29.05.2018 22:30 29.05.2018 22:30 Pas komenteve të aktores dhe komedianes, Roaseanne Barr në Twitter, seria e saj është anuluar nga rrjeti mediatik, ABC. Ky veprim e ka shokuar Hollivudin, shkruan CNN. Kjo pasi që rikthimi i kësaj serie pas dhjetra vjetësh në ekranet televizive kishte sjellë shikueshmëri të lartë. “Deklarata e Roseanne në Twitter është e pështirë, e neveritshme dhe inkonsistente me vlerat tona, dhe kemi vendosur që ta anulojmë shoun e saj”, ka thënë presidenti i ABC-së, Channing Dungey. Roseanne kishte kërkuar falje për postimin e saj, duke thënë se i vjen keq për shakanë e saj të keqe për politikën dhe pamjen e Valerie Jarrett. “Po ta kishin pasë vëllazëria myslimane dhe planeti i majmunëve një fëmijë = vj”, kishte qenë postimi i saj që i kushtoi jo vetëm komedianes, por edhe produksionit të serisë së famshme amerikane.