Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anulohet koncerti i Manson në Londër, aktivistët protestuan pasi ai hetohet për dhunë në familje

NULL NULL
29.06.2025 15:20

Koncerti i parë në Mbretërinë e Bashkuar i turneut të yllit të rokut, Marilyn Manson është anuluar pas presionit nga aktivistët dhe një deputet.

Pjesa e parë e turneut të tij “One Assassination Under God” ishte planifikuar të fillonte në Brighton Centre më 29 tetor.

Të shtunën, tifozët që u bashkuan në internet për të kontaktuar Ticketmaster morën një mesazh që thoshte “ky aktivitet është anuluar”.

Në janar, prokurorët në SHBA thanë se nuk do të ngrinin akuza kundër Manson, emri i ligjshëm i të cilit është Brian Warner, pas një hetimi të gjatë mbi akuzat për sulm seksual dhe dhunë në familje.

Këngëtari i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit, Nathan Hochman, tha se akuzat ishin shumë të vjetra sipas ligjit dhe provat nuk ishin të mjaftueshme për të ngritur akuza ndaj 56-vjeçarit.

Shumë persona të tjerë e cilësuan thirrjen për anulimin e koncertit si censurë.

Pesë koncerte të tjera në Mbretërinë e Bashkuar në tetor dhe nëntor nga Manson janë ende të listuara në faqet e internetit të biletave. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.