Anuela Ristani do drejtojë Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të Veliajt NULL NULL 11.02.2025 18:47 11.02.2025 18:47 Pas arrestimit të Erion Veliajt, Bashkia e Tiranës do të drejtohet nga një prej nënkryetarëve të saj. ABC News ka mësuar se Anuela Ristanit i është deleguar detyra për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Kryeministri Edi Rama ka shkuar dy herë sot në Bashkinë e Tiranës, ndërsa tashmë karrigia e kryetarit dhe kompetencat do t’i ushtrojë Anuela Ristani. Sakaq, Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të SPAK-ut, ndërsa akuzohet për veprat penale korrupsion dhe pastrim parash, akuza këto që Veliaj i ka quajtur “sajesa të prokurorit të çështjes”./abcnews.al