Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

”Ant-Man” premierë në ABC

NULL NULL
15.07.2015 13:45
ant man movie 2015

Pas sukseseve të fundit të kinematografisë, Kompania Marvel do të sjell befasinë e radhës me heroin ”ANT-MAN” apo Njeriu Buburrec.

Pasi që premiera e filmit ‘’Ant- Man’’ 3D shfaqet në të gjitha kinematë evropiane dhe botërore, me datën 16 korrik 2015, po në të njejtën ditë do të shfaqet edhe në Kosovë, në Kinemanë ABC në Prishtinë.

Premiera e filmit ‘’ Ant- Man’’ 3D, do të shfaqet çdo ditë në terminin e orës 19:30.

Në këtë film do të trajtohet tema për Njeriun Buburrec, i cili ka aftësi të hatashme për t’u zvogëluar por edhe për të fituar fuqi të madhe, ndërsa hajduti i njohur Skot Leng duhet t’a ndihmojë Dr. Henk Pimin nga një kërcënim shumë i madh.

Pimi dhe Lengu duhet të rropaten shumë për t’u munduar që t’a shpëtojnë botën.

Në rolet kryesore do të luajnë : Paul Rudd, Michael Douglas, Evangeline Lilly, Corey Stoll, Bobby Cannavale, Michael Pena etj, ndërsa u realizua nën regjinë e Peyton Reed.

unnamed

lajme të ngjashme