Ankesa e fermerit, dy vjet pritje për kompensim të dëmit (VIDEO) NULL NULL 23.02.2025 20:28 23.02.2025 20:28 Dy vjet priti me shpresën se do t’i kompensohet dëmi që pësuan serat e tij, por kot. Breshëri i vitit 2023 i dëmtoi 25 hektar të mbjellura bujqësore Shkumbin Malokut nga Plloqica e Malishevës. Që atëherë pjesa më e madhe e serave i ka mbetur e parenovuar për shkak të kostos së lartë. Zyrtarët komunal në atë kohë patën vizituar mbi 20 familje të dëmtuara, por konsideruan se kompensim të domosdoshëm duhet të marrin 9 prej tyre. Vlera e dëmit tek to ishte vlerësuar në 65 mijë euro. Këto të holla nuk i kishin marrë asnjëherë të dëmtuarit. Këtë e konfirmojnë edhe nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Malishevë Klani Kosova tentoi të kontaktojë edhe me Kastriot Lajqin, kryesues i Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve, por i njëjti nuk ishte i qasshëm.