Anita Haradinaj pjesë e minimaratonës ”Vrapo Babadimër” (FOTO) NULL NULL 17.12.2017 14:44 17.12.2017 14:44 Bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradianjt, Anita Muçaj-Haradinaj, është parë sot të jetë pjesë e aktivitetit bamirës, ”Vrapo babadimër”. Në fotografitë e ndara në një nga llogaritë sociale në facebook, Anita, është parë e shoqëruar dhe nga pjesëmarrës të tjerë në këtë aktivitet sportiv, i cili tash disa vjet po organizohet në Prishtinë, njofton Klan Kosova. Kështu, Anita e veshur si një babadimreshë, u pa ndërsa vraponte rrugëve të kryeqytetit në tentim për të sfiduar të tjerët në kuadër të kësaj maratone.