Anija turistike e fundosur në Detin e Kuq, pesë të zhdukur janë gjetur sot NULL NULL 26.11.2024 17:40 26.11.2024 17:40 Momenti kur jane gjetur disa nga personat e anijes se fundosur ne Detin e Kuq. Foto: Forcat Ushtarake te Egjiptit Është gjetur personi i pestë i gjallë, shtetas finlandez, gjatë përpjekjeve për kërkim-shpëtim në bregun e Detit të Kuq në Egjipt, duke e çuar në total numrin e njerëzve të shpëtuar në 33, sipas Guvernatorit të Detit të Kuq. Zyrtarët në Egjipt kanë thënë dje se është fundosur një anije turistike në Detin e Kuq. Guvernatori i rajonit të Detit të Kuq, Amr Hanafy, tha të hënën pasdite se autoritetet po kërkojnë 17 persona të zhdukur. Ndër tjera, sot është bërë e ditur se gjatë ditës janë gjetur pesë persona të gjallë. Hanafy po ashtu shtoi se ekipet e shpëtimit, arritën të shpëtojnë 28 njerëz nga anija që po fundosej pranë qytetit Marsa Alam, gjatë ditës së djeshme, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.