Anija “hije” e Rusisë u bllokua në Detin Baltik, thotë Gjermania NULL NULL 11.01.2025 20:47 11.01.2025 20:47 Foto nga BBC Autoritetet gjermane kanë thënë se një cisternë nafte e bllokuar në ujërat gjermane i përket flotës “hije” të Rusisë, e cila sipas Berlinit përdoret për të shmangur sanksionet. Autoritetet detare të Gjermanisë (CCME) thanë të premten se anija me flamur panamez, e njohur si Eventin, kishte humbur fuqinë dhe drejtimin, që do të thotë se rimorkiatorët ishin vendosur për të siguruar anijen, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock fajësoi Moskën, duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për “anashkalimin” e sanksioneve dhe kërcënimin e sigurisë evropiane duke “dislokuar pamëshirshëm një flotë cisternash të ndryshkur”.