Anglia mund ta ndalojë përdorimin e Whats App NULL NULL 10.07.2015 11:00 10.07.2015 11:00 Aplikacionit të famshëm për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, mund t’i ndalohet përdorimi në Britaninë e Madhe, raporton gazeta britanike Mirror, transmeton Klan Kosova. Nëse një ligj i ri miratohet në parlamentin britanik, përdorimi i Whats App, iMessage dhe Snap Chat do të ndalohen për tu shfrytëzuar. Sipas këtij ligji, të quajtur “Snooper’s Charter”, qeveria do tu kërkojë kompanive të mëdha si Facebook, Google dhe Apple që t’i regjistrojë mesazhet e dërguara ndërmjet përdoruesve. Nëse ligji kalon, do të kërkojë që të dhënat e komunikimit të regjistrohen për një vit. Kjo do të thotë që në praktikë, postimet e anglezëve në Snap Chat apo mesazhet në WhatsApp për shkaqe të zbatimit të ligjit, do të mbikëqyren. t.