Angli e rikthimeve, Angli e rekordeve NULL NULL 10.07.2024 23:11 10.07.2024 23:11 Lojtarët e Anglisë duke festuar pas fitores ndaj Holandës në Euro24, 10 korrik, 2024. Foto | AP Ishin duke humbur në 1/8 e finales…e kthyen. Ishin duke humbur në çerekfinale…e kthyen. Ishin duke humbur në gjysmëfinale…e kthyen. Anglia kësisoj është bërë kombëtarja e parë që arrin finalen e Kampionatit Evropian edhe pse ka qenë në disavantazh në tri ndeshjet tjera të nokautit. Kështu ia bënë Sllovakisë, Zvicrës e sonte Holandës në gjysmëfinale për t’iu bashkuar Spanjës në finale.