Anglezi i cili fitoi turneun “Dita e Pavarësisë” në ping-pong NULL NULL nga Shpend Spahija 21.02.2023 10:15 nga Shpend Spahija 21.02.2023 10:15 Nahom Asgedom nga Anglia, arriti që ta fitojë turneun “Dita e Pavarësisë” në ping-pong, që u zhvillua në fundjavë në qytetin e Junikut, nën organizimin e Federatës së Pingpongut, Klubit “Juniku” dhe Komunës së Junikut, transmeton Klan Kosova. “Jam i lumtur që kam fituar turneun e pingpongut të Ditës së Pavarësisë. Ishte një garë e vështirë dhe jam i lumtur që kam dalë në krye. Do të doja t’i falenderoja organizatorët për organizimin e një turneu kaq fantastik dhe shpresoj të marr pjesë në më shumë ngjarje të tilla në të ardhmen”, tha Asgedom nga klubi “Priping”, i cili fitoi në finale ndaj prizrenasit Kreshnik Mahmuti. I kënaqur me këtë triumf ishte edhe kryetari i klubit “Priping”, Kastriot Orana. “Edhe një trofe në kabinetin e trofeve të klubit tonë u shtua me triumfin e lojtarit tonë në këtë turne. Ne patëm disa lojtarë nga Priping në turne dhe të gjithë treguan se janë të përgatitur dhe në rrugën e duhur për garat ekipore që do të fillojnë gjatë muajit mars”, tha Orana. Në këtë garë morën pjesë mbi 120 lojtarë nga gjithë Kosova.