Angjelin Preljocaj, anëtar i Akademisë së Arteve të Francës NULL NULL 22.05.2025 11:59 22.05.2025 11:59 Koreografi dhe artisti i njohur francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, është pranuar zyrtarisht anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës. Ai është një emër i madh në historinë botërore të baletit modern, dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, transmeton klankosova.tv. Në ceremoninë speciale, të mbajtur në Institutin e Francës, Angjelin Preljocajt iu dorëzua Shpata e Akademikut e krijuar posaçërisht për të, nga artistja franceze e dizajnit me famë ndërkombëtare, Constance Guisset