Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Angelina Jolie thyen rekord, për tri ditë arrinë 8.3 milionë ndjekës në Instagram

NULL NULL
23.08.2021 22:23

Aktorja Angelina Jolie ka thyer rekord duke u bërë përdoruesja e më e shpejtë e rrjetit social Instagram që fitoi 8.3 milionë ndjekës në vetëm tre ditë. 46 vjeçarja iu bashkua platformës së ndarjes së fotografive gjatë fundjavës dhe të hënën grumbullon mbi tetë milionë ndjekës, raporton Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Ylli i Hollywood-it iu bashkua Instagram për të ndarë një fotografi të një letre nga një vajzë adoleshente në Afganistan, ku talebanët kohët e fundit morën kontrollin e vendit.

‘Kjo është një letër që më është dërguar nga një vajzë adoleshente në Afganistan. Tani për tani, njerëzit e Afganistanit po humbasin aftësinë e tyre për të komunikuar në mediat sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Kështu që unë kam ardhur në Instagram për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut. ‘ shkruante në postim.

Angelina u zotua të vazhdojë të mbështesë popullin afgan. Aktorja dhe aktivistja iu bashkua faqes së rrjeteve sociale të Premten.

lajme të ngjashme