Angelina Jolie dhe Brad Pitt shumë pranë divorcit NULL NULL 02.11.2018 18:30 02.11.2018 18:30 Pas një beteje të stuhishme mbi financat dhe kujdestarinë e fëmijëve, Jolie ka njoftuar gjykatën se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet në lidhje me financat e saj për Brad Pitt. Siç është raportuar edhe më parë, Jolie ka pretenduar se Pitt nuk kishte paguar “mbështetje kuptimplotë për fëmijët” për gjashtë fëmijët e tyre që nga ndarja e vitit 2016. Por, Pitt deklaroi se kishte i kishte dhënë Jolie 8 milionë dollarë për ta ndihmuar në blerjen e shtëpisë aktuale dhe se ka paguar 1.3 milionë dollarë në fatura për Jolie dhe fëmijët, transmeton Klan Kosova. Ai gjithashtu pohoi se pretendimet e Jolie për mbështetje minimale të fëmijëve ishin “një përpjekje e hollë e fshehur për të manipuluar mbulimin nga media”. Burimet e afërta të çiftit treguan se në fillim të këtij viti kishin ndërprerë procedurat zyrtare të divorcit më shpresë të zgjidhjes së kësaj çështje, por që ata nuk zgjidhën asgjë