Anëtari i rok-bendit ‘Foo Fighters’ vdes në moshën 50 vjeçare NULL NULL 26.03.2022 17:19 26.03.2022 17:19 Taylor Hawkins, bateristi i grupit amerikan të zhanrit rok, Foo Fighters, ka vdekur në moshën 50-vjeçare. Nuk është dhënë asnjë shkak i vdekjes. Hawkins performoi me Foo Fighters për më shumë se dy dekada, duke u bashkuar menjëherë pasi ata përfunduan krijimin e albumit të tyre të vitit 1997, The Color and the Shape. Grupi tha se ata ishin “të shkatërruar nga humbja tragjike dhe e parakohshme”, në një deklaratë në mediat sociale. “Shpirti i tij muzikor dhe e qeshura infektive do të jetojnë me ne përgjithmonë”, shkruajti grupi Foo Fighters. “Zemrat tona janë me gruan, fëmijët dhe familjen e tij dhe kërkojmë që privatësia e tyre të trajtohet me respektin maksimal në këtë kohë të paimagjinueshme të vështirë”. Aktualisht grupi është në turne në Amerikën e Jugut, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Foo Fighters u krijua më 1994 nga Dave Grohl, pasi grupi i tij i mëparshëm, Nirvana, u shpërbë pas vetëvrasjes së këngëtarit kryesor, Kurt Cobain.