Anëtari i KQZ-së nga PDK: Procesi i numërimit në Mitrovicë tashmë është dëmtuar NULL NULL 11.11.2025 14:42 11.11.2025 14:42 Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka folur pas ndërprerjes së numërimit të kutive të votimit në Mitrovicën e Jugut mbrëmjen e kaluar, për shkak të dyshimeve për manipulim të votave. Në një prononcim para mediave, Elshani tha se procesi tashmë është dëmtuar dhe është cenuar integriteti i zgjedhjeve. “Me të marrë informacion gjatë ditës së djeshme për fletëvotimet që janë gjetur nga një klasë në tjetrën, ne kemi ardhur këtu mbrëmë për të vëzhguar dhe monitoruar procesin e numërimit të kutive të votimit. Ajo që kemi parë është shumë shqetësuese si për PDK-në, ashtu edhe për ne si përfaqësues në KQZ. Konsiderojmë se në sytë e opinionit publik dhe qytetarëve ky proces tashmë është dëmtuar dhe është cenuar integriteti i zgjedhjeve. Ne presim një vendim nga PZAP, pas dorëzimit të ankesës”, tha Elshani.