Anëtarësimi i Kosovës në KiE, deputetja serbe – Bakoyannis: Nuk ke integritet dhe je hipokrite NULL NULL 16.04.2024 18:48 16.04.2024 18:48 Biljana Pantiq-Pilja, deputetja e Serbië në Asamblenë Parlamentare të KiE-së; Foto: Klan Kosova; Biljana Pantiq-Pilja, deputetja e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ka kundërshtuar raportimin që ka e bërë sot në seancë Dora Bakoyannis, raportuesja për Kosovën. Pantiq-Pilja i është drejtuar Bakoyannis duke i thënë se kishte kërkuar si kusht Kosovës themelimi e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Ju keni thënë po ju citoj: ‘Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe konsiderohet një kusht i domosdoshëm për mbrojtjen efektive të pakicave kombëtare dhe të drejtave të tyre?'”. “Kam guximin që ju keni demonstruar se nuk keni integritet dhe jeni hipokrite. Një shtet i cili ka respektim të së drejtave të njeriut dhe pakicave mund të jetë anëtarë në KiE. Pse nuk folët për të drejtat e serbëve?”, ka thënë Pantiq-Pilja. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruaja e Edi Ramës në Skenderaj: Në këtë ditë të trishtuar, jam këtu me ty nëna Hyrë 4 orë më parë
Kosova Tentim-grabitja në Veternik: Gjendja e të plagosurve e rëndë, po trajtohen në Intensivë 6 orë më parë