Anel Rashkaj i bashkohet grumbullimit të Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit NULL NULL 31.08.2020 12:54 31.08.2020 12:54 Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, do të jetë i ftuar për dy ndeshjet e shtatorit, që dardanët do t’i luajë ndaj Moldavisë dhe Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Lajmi është bërë i ditur nga skuadra finlandeze, SJK Seinajoki, aktualisht ku luan 31 vjeçari, transmeton Klan Kosova. “Mesfushori i SJK-së, Anel Rashkaj, është ftuar t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës në ndeshjet e UEFA Liga e Kombeve që do t’i kenë ndaj Moldavisë dhe Greqisë”, thuhet në njoftim.