Andy Murray thotë se karrierës së tij në tenis po i vjen fundi NULL NULL 13.07.2022 23:35 13.07.2022 23:35 Ish-numri 1 i tenisit në botë, Andy Murray, ka thënë se karrierës së tij në tenis po i vjen fundi. “Asnjëherë nuk e dini se sa afër jeni deri në fund, por unë jam i vetëdijshëm se jam drejt fundit të karrierës sime. Kështu që unë dua të përfitoj sa më shumë nga çdo ndeshje në çdo turne që mund të luaj”, tha Murray. Dy herë kampioni i Wimbledon, i cili gjithashtu fitoi US Open më 2012, aktualisht renditet në numrin 52 në botës, si dhe humbi dy finale të ATP Tour këtë vit, raporton Metro, transmeton Klankosova.tv. Ai ka vuajtur vazhdimisht nga lëndimet në pesë vitet e fundit, dhe u mposht në raundin e dytë të këtij viti në Wimbledon nga amerikani John Isner.