Andin Hoti në Klinë, homazhe për viktimat e luftës që rivarrosen sot NULL NULL 04.04.2025 12:56 04.04.2025 12:56 Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti është i pranishëm në këtë ceremoni. Mbetjet mortore të dhjetë viktimave të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin, rivarrosen sot. Nga ora 12:00 – 13:00, janë duke u mbajtur Homazhet në Sallën e Sporteve “Adem Jashari”, Klinë, transmeton Klankosova.tv. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti është i pranishëm në këtë ceremoni. Bashkë me të, edhe kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: VV po flet vetëm për numra, harron numrat që ndiejnë qytetarët në fund të faturës së energjisë elektrike 51 minuta më parë