Anastacia vjen në Tiranë (VIDEO) NULL NULL 17.06.2015 17:10 17.06.2015 17:10 Këngëtarja e famshme, Anastacia do të mbajë koncert me 25 gusht në Shqipëri. Ky koncert është në kuadër të turneut të saj që fillon me 19 qershor në Gjermani. Ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram” duke treguar datat e turneut dhe si koncert përfundimtar do të jetë ai në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmeton Klan Kosova. Në postimin e saj, këngëtarja ka treguar gjithashtu se biletat kanë dalë në shitje.