Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Analisti rus: Kosova mund të bëhet një nga nyjet kryesore të Amerikës në Ballkan

NULL NULL
30.05.2016 10:35

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë plane të mëdha për Ballkanin, ka thënë analisti politik rus njëherit anëtar i Akademisë së Shkencave të Rusisë Petr Iskenderov. Në një deklaratë për Radio Sputnik, Iskenderov tha se këto plane nuk përfshijnë vetëm praninë politike, por edhe ushtarake në pjesë të caktuara të Ballkanit.

Iskenderov beson se Kosova do të bëhet pjesë e një mburoje raketore që Amerika po e vendos  nëpër Evropë. – NATO, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duan të vënë Kosovën në qendër të planeve të saj politike dhe ushtarake, për shkak të vendndodhjes të shkëlqyer në të cilën territori ndodhet – tha Iskenderov, përcjellë Klan Kosova.

NATO ka pranuar edhe Malin e Zi si anëtarin e 29-të të Aleancës, në një kohë kur aleanca po bëhet më aktive në krahët e saj lindor dhe jugor,  shkruan Sputnik, duke shtuar se nëse Shtetet e Bashkuara zbatojnë  planet e saj në Kosovë, kjo  nuk duhet të jetë një surprizë, përcjellë Klan Kosova.

Nëse kjo ndodh, Kosova mund të bëhet një nga nyjet e rëndësishme në mburojën raketore që Uashingoni po instalon nëpër Evropë, e që Moska e përshkruan si një kërcënim për sigurinë.

Kohët e fundit, një strukturë e sistemit të raketave amerikane të mbrojtjes në Rumani është bërë operacional, ndërsa në vitin 2018 mburoja raketore duhet të aktivizohet edhe në Poloni. Uashingtoni gjithashtu e sheh këtë zonë si mundësi për ta zhvilluar infrastrukturën e saj ushtarake në rajon.

Për shembull, Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sistemin e radarëve ose raketave tëmbrojtjes ka – thënë Iskendirov.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.