Analisti kërcënohet nga komunari, këtë e “mbrojnë” kolegët (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 23.08.2022 21:16 nga Haris Ademi 23.08.2022 21:16 Dhjetëra zyrtarë të Mitrovicës së Veriut u mblodhën të martën para objektit të stacionit policor, për ta pritur inspektorin komunal, Nenad Radoviq, i cili u paraqit para zyrtarëve të rendit në veriun e Mitrovicës pasi u akuzua se kërcënoi aktivistin politik, Aleksandar Arsenijeviq. Për atë çka përjetoi, foli shkurt. “Është e vështirë të jesh serb në Kosovë”, tha ai, njofton Klan Kosova. Më gjatë foli avokati që mohoi akuzat. “I denoncuari e ka kontaktuar policinë në mëngjes dhe ka kërkuar të deklarohet dhe të sqarohet kjo situatë të cilën ai nuk e ka shkaktuar dhe as nuk ka ndihmuar të ndodhë”, tha Nebojsha Vlajiq, avokat i inspektorit, njofton Klan Kosova. Por kaq të pafajshëm nuk e bën denoncuesi Arsenijeviq, që thotë se mori porosi të ashpra pasi kritikoi inspekcionin për mosndërhyrje në disa lokale ilegale në qendër të qytetit. “Më tha kam për të të bërë gjithçka. Kur e pyeta nëse ky është kërcënim, ai me tha: Jo vetëm se është kërcënim, por do ta shohësh se si do të të rrah kudo që të shoh”, shprehet Arsenijeviq. Ky akuzon Listën Serbe se e organizoi mini-protestën para objektit policor. “I kanë ftuar të gjithë drejtorët e shkollave dhe zyrtarët e institucioneve tjera që t’i japin mbështetje një dhunuesi, I cili nuk më maltreton vetëm mua, por edhe qytetarët që kanë ankesa ndaj punës së tij”, thotë ai. Kreu i iniciativës “Mbijetesa Serbe”, që ishte edhe kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut, njihet për diskursin e tij kundër presidentit serb, Aleksander Vuçiq, dhe mbështetësve të tij në Kosovë.