Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amerikanë dhe gjermanë vizitojnë Comoditën (VIDEO)

NULL NULL
nga Valdrin Ibishi 17.09.2021 10:50

Një delegacion i Ambasadës Amerikane gjatë të mërkurës vizitoi fabrikën e dyshekëve Comodita në Gjakovë.

Delegacioni amerikan u njoftua nga menaxhmenti i kësaj kompanie për cilësinë e punës dhe me mekanizmin e madh organizativ që kjo fabrikë po përfaqëson.

Drejtuesi i grupit mysafir, që u nda i kënaqur me atë që pa, vlerësoi se në Kosovë ka ende shumë mundësi dhe përparësi të të bërit biznes.

Comodita edhe gjatë të enjtes priti mysafirë nga jashtë.

Në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare për vizitë ishte Martin Gamber, drejtor për Ballkan i Agjencionit të Investimeve Gjermane.

Ai ishte i befasuar me atë se çfarë pa, derisa shprehu dëshirën të njoftohej nga afër me këtë sektor në Kosovë duke lënë të hapur edhe mundësinë e bashkëpunimit mes tyre.

E tregu gjerman tashmë veçse është i njohur për drejtuesit e kësaj kompanie.

“Comodita Home” është eksportuesi më i madh kosovar në tregjet e Evropës dhe Amerikës.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.