Amerika voton: Hapen vendvotimet në këto tetë shtete NULL NULL 05.11.2024 12:26 05.11.2024 12:26 Një votues hedh votën gjatë procesit të votimit të hershëm në një qendër në SHBA më 27 tetor 2024 në Los Angeles, Kaliforni. Foto: Qian Weizhong/VCG/AP Janë hapur vendvotimet në tetë shtete të SHBA-së duke përfshirë ato në Connecticut, New Jersey, New York, New Hampshire dhe Virginia. Edhe në Indiana dhe Kentucky janë hapur qendrat e votimit. Në Maine, pothuajse të gjitha qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 me kohën atje, por bashkitë me më pak se 500 njerëz mund të hapen deri në orën 10:00, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Qyteti i vogël i Nju Hampshire, Dixville Notch, votoi në mesnatë, në përputhje me një traditë të gjatë dekadash; Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump barazuan me nga tre vota secili.