Amerika s`mund të spiunojë më NULL NULL 6 years më parë 6 years më parë Dispozitat anti-terroriste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u lejojnë shërbimeve të sigurisë të mbledhin të dhëna nga bisedat telefonike, kanë skaduar, pasi Senati ka dështuar të arrijë një ujdi. Dispozitat e ligjit i njohur ndryshe si Akti Patriot kanë skaduar në mesnatë sipas kohës lokale. Megjithatë, Senati ka votuar për të çuar përpara Aktin e Lirisë të mbështetur nga Shtëpia e Bardhë me një formë të re të mbledhjes së të dhënave e cila ka gjasa të miratohet në ditët e ardhshme, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Spiunimi nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e cila ka gëzuar këtë të drejtë qysh pas sulmeve të 11 Shtatorit, 2001 është bërë publik në qershor të vitit 2013 nga ish-kontraktori i kësaj Agjencie, Edward Snowden.