Amerika e çmonton Brazilin, i “thotë” rri te futbolli NULL NULL 06.08.2024 23:11 06.08.2024 23:11 Amerika e ka dërrmuar Brazilin në çerekfinale të Olimpiadës në basketboll, duke ia bërë me dije që janë fuqia kryesore në këtë sport sikurse Brazili historikisht në futboll. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mundur Brazilin me rezultat 122:87 në çerekfinale të Olimpiadës në basketboll. Bruno Caboclo i Verdh e Kaltërve ishte koshashënuesi më i mirë në ndeshje me 30 pikë të realizuara, por Devin Bookeri udhëhoqi amerikanët drejt triumfit me 18 sosh. Amerikanët në gjysmëfinale luajnë kundër Serbisë të cilën e kishin mposhtur në grupe.