Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amerika dhuron instrumente kirurgjike për ORL-në

NULL NULL
25.01.2018 12:04

Klinika e Otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,  ka pranuar një donacion me intrumente kirurgjike për Kirurgji të Qafës dhe Sinuseve Paranazale, nga “Brother’s Brother Fondation”  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Donacioni është  iniciuar dhe realizuar  nga  Eugene Myers,  nga Qendra Mjekësore Universitare e Pitsburgut SHBA, falë bashkëpunimit  dhe mbështetjes të ofruar nga Ambasadorja  e Kosovës në SHBA,  Vlora Çitaku.

Profesor Myers,  ishte në vizitë në Kosovë dhe Klinikën e ORL-së,  vitin e kaluar, në  shoqërim dhe përcjellje të Adem Limanit, ku edhe mbajti një ligjëratë profesionale nga lëmi i Onkologjisë së Kokës dhe Qafës, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

lajme të ngjashme