Amerika dhe Koreja e Jugut fillojnë stërvitjet e përvitshme ushtarake NULL NULL 01.03.2017 10:43 01.03.2017 10:43 Këtë të mërkurë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja Jugore i filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake të cilat i mbajnë për çdo vit. Gati 300 mijë trupa ushtarakë të Koresë së Jugut, 17 mijë forca amerikane bashkë me forcat ajrore dhe luftanijet strategjike amerikane kishin marrë pjesë në manovrat e përbashkëta vitin e kaluar, transmeton Klan Kosova. Këtë vit, 3.600 ushtarë deri më tani nga Amerika janë vendosur në Korenë Jugore për të marrë pjesë në stërvitjet e quajtura Foal Eagle të cilat janë të parat seri lojërash të luftës e që zgjasin mbi dy muaj. Zëdhënësi nuk dha ndonjë numër total të forcave amerikane që do të marrin pjesë në manovra. Në anën tjetër, Koreja Veriore i ka kritikuar lojërat e përvitshme të luftës në mes të Koresë Jugore dhe Amerikës, duke i konsideruar provokuese. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025