Ambasadori ukrainas: Disa negociata janë duke u zhvilluar për marrëveshjen e grurit të Detit të Zi NULL NULL 18.01.2024 17:31 18.01.2024 17:31 Foto ilustruese. Deti i Zi Ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar thotë se disa negociata janë duke u zhvilluar për marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, e cila u rrëzua verën e kaluar. Ai është shprehur se kjo nismë e grupit nuk po funksionon për momentin, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Fatkeqësisht, kjo nismë e grurit nuk po funksionon për momentin, megjithëse negociatat e caktuara janë duke vazhduar për të gjetur një format për ndihmën e mundshme nga partnerët ndërkombëtarë për Ukrainën”, ka thënë Bodnar. Kjo marrëveshje e kishte lejuar eksportin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës në Detin e Zi. .