Ambasadori i ShBA-së në NATO falënderon Slloveninë për kontributin në KFOR NULL NULL 03.09.2025 10:47 03.09.2025 10:47 Ambasadori i ShBA-së në NATO, Matthew Whitaker, bashkë me ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Borut Sajovic. Foto: @USAmbNATO Ambasadori i ShBA-së në NATO, Matthew Whitaker, ka vlerësuar rolin e Sllovenisë si aleate e përkushtuar e NATO-s dhe si një urë e rëndësishme mes Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor. Ai ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Borut Sajovic, për kontributin e vazhdueshëm të trupave sllovene në misionin e NATO-s në Kosovë. “KFOR-i dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Aleancës për të mbështetur stabilitetin lokal dhe qeverisjen”, ka deklaruar Whitaker në X. Ky vlerësim vjen në një kohë kur roli i KFOR-it vazhdon të shihet si thelbësor për sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe rajon. /Klankosova.tv