Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadori gjerman: Tani s’e shoh zgjerimin e NATO-s, Kosovën do ta mirëprisja në Partneritetin për Paqe (VIDEO)

NULL NULL
20.07.2026 08:08

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph, të dielën në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur për shumë tema me rëndësi, përfshirë ato të sigurisë.

Rudolph është ndalur edhe tek anëtarësimi i Kosovës në NATO ose në Programin e Partneritetit për Paqe.

“Do ta mirëprisja anëtarësimin e Kosovës në PPP. Nuk e shoh diskutimin për zgjerimin e NATO-s në këtë moment, sinqerisht”, u shpreh diplomati gjerman në Klan Kosova.

Ai foli edhe për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke përmendur angazhimin e shtetin gjerman për forcimin e kapaciteteve të FSK-së.

lajme të ngjashme