Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt i paqes

NULL NULL
21.01.2026 14:41

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka vendosur kurora lulesh mbi varrin e presidentit Ibrahim Rugova, në 20 vjetorin e vdekjes.

“Një burrë shteti vizionar dhe arkitekt i paqes, ai shkroi historinë e Kosovës me angazhimin e tij politik dhe intelektual”, shkruan në njoftimin e Ambasadës në Facebook transmeton Klankosova.tv.

Tutje diplomati përmendi edhe formimin intelektual të Rugovës në Paris.

“Gjatë rrugëtimit të tij, ai u përgadit intelektualisht, ndër të tjera, në një nga kryeqytetet më të shquara botërore të mendimit dhe kulturës, djep i ideve të lirisë dhe dialogut. #Paris”.

lajme të ngjashme