Ambasadori amerikan në NATO arrin në Kosovë, pritet nga Prattipati NULL NULL 21.04.2026 14:06 21.04.2026 14:06 E ngarkuara me Punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker. Diplomati amerikan do të qëndrojë sot dhe nesër për vizitë në vendin tonë. “E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, ka kënaqësinë të mirëpresë Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara në NATO, Ambasadorin Matthew Whitaker, në Ambasadën e SHBA-së gjatë vizitës së tij në Kosovë. Kjo vizitë është një mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë dhe rolin e vazhdueshëm të Kosovës në kontributin ndaj prioriteteve rajonale dhe globale të sigurisë së SHBA-së’’, thuhet në një njoftim të kësaj ambasade, transmeton Klankosova.tv