Ambasada Gjermane në Prishtinë: Sot riafirmuam mbështetjen e palëkundur për Ukrainën NULL NULL 24.02.2025 20:58 24.02.2025 20:58 Ambasade Gjermane në Prishtinë ka reaguar pas përkujtimit të trevjetorit të luftës në Ukrainë. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, nga Ambasada shkruan se sot riafirmuan mbështetjen e palëkundur për Ukrainën. “Presidentja Vjosa Osmani na kujtoi fuqinë e njerëzimit në kohë lufte, ndërsa ambasadorja franceze theksoi nevojën për t’u bashkuar për sigurinë evropiane. Si pjesë e ngjarjes, ne shfaqëm “Intercepted” – një portret i qartë se si lufta i çnjerëzon ata në fushën e betejës”, shkruhet në postimin e Ambasadës. Kujtojmë se, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, Ambasadat përkujtuan trevjetorin e fillimit të luftës kundër Ukrainës.