Ambasadat për Ujmanin: Britania, Franca e Italia me KFOR-in, kundër VV-së (VIDEO) NULL NULL 30.07.2025 20:34 30.07.2025 20:34 Njësitet e Specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës kryen operacionin e kërkimit të 33-vjeçarit të martën në Ujman, me leje të KFOR-it, nga kush edhe u vëzhguan për së afërmi. Pas zhytjes në liqenin e Ujmanit disametërsh të thellë, ata arritën ta lokalizojnë trupin, raporton Klan Kosova. E për këtë koordinim mes dy palëve, ambasadat e disa shteteve në Kosovë kanë veç lëvdata. Ky bashkëpunim u mirëprit edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. E aftësitë e FSK-së këta i kanë përshkruar si të përsosura. Mbështetje dha edhe ambasada e Italisë. Por, dikush, hezitoi që në këtë operacion merita veç FSK-së, t’ju jap edhe Forcave Euroatlantike. Madje duke përdorur metodën e kornizimit, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka në faqen e partisë nuk publikoi asnjë imazh të KFOR-it. /Klankosova.tv