Ambasada e ShBA-së uron ushtarët e rinj të FSK-së: Krenarë që festojmë së bashku këtë moment historik NULL NULL 28.03.2025 16:12 28.03.2025 16:12 Atasheu i Mbrojtjes i ShBA-së në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Koloneli AJ Berg, mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës – Klasa 01/2025. Foto: Ambasada e ShBA-së në Prishtinë Atasheu i Mbrojtjes i ShBA-së në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Koloneli AJ Berg, mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës – Klasa 01/2025. “Jemi krenarë që festojmë së bashku këtë moment historik të rëndësishëm, dedikimin, disiplinën dhe përkushtimi juaj për shërbim shënojnë fillimin e një rrugëtimi të nderuar në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”, u tha në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë. Sot është certifikuar gjenerata 01/2025 e rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. 344 rekrutë të rinj iu bashkuan Ushtrisë së Kosovës. /Klankosova.tv 344 ushtarë të rinj në FSK, Osmani: Shteti ynë ka nevojë për ju, Kosova beson në ju