Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada e ShBA-së, “e shqetësuar” për tensionet në parlamentin e Shqipërisë

NULL NULL
21.11.2023 21:22

Në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh sot “e shqetësuar për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë”.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës  nga kjo ambasadë thanë se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”.

Ambasada shton më tej se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”.

Deputetë të opozitës, kanë zgjedhur bllokimin e seancave të parlamentit, por dhe pengimin e punës së komisioneve parlamentare, si shenjë proteste ndaj “shkeljes së të drejtave kushtetuese” nga ana e shumicës, e cila ka refuzuar ngritjen e disa komisioneve hetimore të kërkuara nga deputetët e djathtë. Këta të fundit po ashtu akuzojnë socialistët se po kërkojnë të diktojnë “emërimet e përfaqësuesve të opozitës”, duke ju referuar rastit të përfaqësuesit në Komisionin e Posaçëm të Reformës zgjedhore.

Shumica, i është mbajtur linjës se lidhur me komisionet hetimore ajo po respekton interpretimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe se është e gatshme të ulet me opozitën, për të diskutuar mbi objektin e tyre “që ai të jetë në respekt të Kushtetutës”.

Parlamenti ndodhet në momentin e diskutimit të një prej dokumentave më të rëndësishëm siç është buxheti i shtetit. Por puna e komisioneve u reduktua në zhvillimin e mbledhjeve online, ndërsa seanca e djeshme, për miratimin në parim, u mbyll me votimin në kohë rekord, në më pak se 5 minuta. /VOA

lajme të ngjashme