Ambasada britanike në Beograd “zbut” deklaratën e Cameronit për Serbinë “vegël ruse” NULL NULL 11.01.2024 13:41 11.01.2024 13:41 Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, takon trupat britanike në KFOR, më 4 janar, 2024. Foto: AP Britania e Madhe nuk e konsideron Serbinë si vend “vegël ruse”, por se elementë të caktuar në vend veprojnë drejtpërdrejt në interes të Rusisë. Kështu ka thënë ambasada britanike në Beograd për agjencinë “Beta”, transmeton Klankosova.tv. “Ne besojmë se në Serbi ka elementë që veprojnë drejtpërdrejt në interes të Rusisë duke kërcënuar stabilitetin dhe kapacitetet demokratike të rajonit. Serbia është shtet i pavarur, sovran. Mbretëria e Bashkuar ka bashkëpunuar me Serbinë për një sërë prioritetesh të përbashkëta për një kohë të gjatë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha Ambasada në përgjigje të deklaratës së kreut të diplomacisë britanike, David Cameron, në Komitetin e Politikës së Jashtme të parlamentit britanik. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha dje se ishte i zhgënjyer nga deklarata e Cameronit dhe shtoi se “Serbia nuk është përfaqësuese e Rusisë, Amerikës, Britanisë, Gjermanisë apo kujtdo tjetër, por një vend i pavarur”. Ambasada e Britanisë së Madhe i ka thënë “Beta”-s sot se Cameroni “ka treguar elemente brenda Serbisë që ata besojnë se punojnë drejtpërdrejt në interes të Rusisë dhe jo të vetë shtetit të Serbisë”. “Serbia është një shtet i pavarur sovran dhe ne mirëpresim qëndrimin e qartë të qeverisë serbe në drejtim të kundërshtimit të luftës në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë ta inkurajojmë Serbinë që të zbatojë sanksione kundër Rusisë. Mund të mos pajtohemi plotësisht, por mirëpresim dialogun e rregullt me Qeverinë e Serbisë për këto çështje”, kanë theksuar nga Ambasada britanike. /Klankosova.tv Cameron: Rusia, përmes veglës së saj Serbisë, po do ta destabilizojë rajonin