Ambasada amerikane pas takimit të Whitaker me Vuçiqin: Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur NULL NULL 23.04.2026 11:15 23.04.2026 11:15 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka dalë me një njoftim rreth takimit të ambasadorit amerikan në NATO, Mathew Whitaker me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Në shkrimin e kësaj ambasade në rrjetet sociale, takimi mes dyshes vlerësohet si konstruktiv. “Ne e vlerësojmë rolin e Serbisë në stabilitetin rajonal dhe mezi presim një stërvitje të përbashkët të Serbisë dhe NATO-s në maj. “Megjithatë, Ambasadori Whitaker ishte i qartë: Bashkëpunimi i mbrojtjes dhe sigurisë i Serbisë me partnerë të pabesueshëm krijon një varësi strategjike afatgjatë që është e vështirë të çmontohet dhe ndërlikon bashkëpunimin e ardhshëm. Për një partneritet modern që shikon nga e ardhmja, drejtimi strategjik i Serbisë duhet të jetë në përputhje me Perëndimin. Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Diplomati amerikan në NATO vizitoi Kosovën të martën dhe të mërkurën.