“Aman mos ma shisni”, për kë e ka fjalën Guardiola? NULL NULL 13.08.2024 12:01 13.08.2024 12:01 Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk dëshiron që t’ia shesin apo huazojnë mesfushorin James McAtee. Spanjolli i cili u mërzit me shkuarjen e Julian Alvarezit te Atletico Madridi, e sheh McAteenë si aset të madh, prandaj ka kërkuar nga drejtori sportiv, Tziki Begiristain, që të mos e shesin atë. “Është vështirë të gjesh lojtarë me një nuhatje për gol në hapësira të ngushta e të cilët sulmojnë në të tretën finale, dhe McAteeja e ka atë cilësi”, ka thënë Guardiola, sipas Manchester Evening News. “Prandaj i kam thënë Txikit në fillim të sezonit, që nuk dua ta huazojmë, dhe nuk dua ta shesim spepse më duhen cilësitë e tij specifike në hapësira të ngushta. McAteeja e ka këtë cilësi”.