Alvarez i mbron titujt pasi mposhti Charlon NULL NULL 01.10.2023 15:25 01.10.2023 15:25 Boksieri Saul Alvarez i ka mbrojtur titujt e tij të padiskutueshëm në peshën super të mesme duke mposhtur Jermell Charlon, në mbrëmjen e së shtunës në “T-Mobile Arena” në Las Vegas. Canelo siguroi një fitore me vendim unanim të gjyqtarëve 119-108, 118-109 dhe 118-109 ndaj amerikanit për të ruajtur rripat e tij WBO, WBC, WBA dhe IBF. Meksikani rrëzoi Charlon në raundin e shtatë në rrugën drejt fitores së 60-të në 64 ndeshje, transmeton Klankosova.tv. “Unë jam më i miri. Kush është më i mirë? Askush nuk mund ta mposhtë këtë Canelo”, tha ai. Humbja ishte e dyta në karrierën e Charlos në 38 ndeshje, pasi ndryshoi peshën.