Alon Ben-Meir: Kombet e Bashkuara kanë nevojë për një modernizim rrënjësor (VIDEO) NULL NULL 26.04.2022 11:53 26.04.2022 11:53 Profesori Alon Ben-Meir nga “Think Tank Instituti AlonBenMeir”, vlerëson se Kombet e Bashkuara kanë nevojë për një modernizim rrënjesor. Ben-Meir i ftuar në emisionin “Çeli sytë me Arin” në Klan Kosova FM, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe rolin e Kombeve të Bashkuara. “Kombet e Bashkuara i ka kaluar afati i përdorimit. Kombet e Bashkuara kanë nevojë për një modernizim rrënjësor. Ja sa ironike është fakti se Këshilli i Sigurimit debaton në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe në fund as edhe një rezolutë të thjeshtë nuk mund ta adaptojnë sepse Rusia ka veto. Pra kjo është bërë një sharad dhe jo një Këshill serioz ndërkombëtar që mund të ndikoj dhe të ekzekutoj vendimet e veta. Prandaj OKB-ja ka nevojë për një reformë të thellë, një reformë të rrënjësishme”, është shprehur Ben-Meir. Eksperti i politikave për Lindjen e Mesme theksoi se zgjedhja e Bidenit si president në SHBA, ka rivendosur besimin në Amerikë. “Kur flisni për lidershipin global, SHBA-të e kanë mbajtur këtë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, por për fat të keq, gjatë kohës së Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbën shumë nga lidershipi botëror sepse Trump ishte një dështim, ishte diçka zhgënjyese që kemi zgjedhur një idiot, një kriminel si Trump dhe për fat të mirë presidenti Biden është duke ri-vendosur, ri-kthyer besimin në Amerikën”, shtoi ai. Ben-Meir thotë se NATO nuk duhet të ndërhyjë në Ukrainë, teksa shton se duhet t’i japin armë të rënda Ukrainës. “Por ende kemi disa limitime. Si p.sh. dhe kjo është pyetja më e madhe: a duhet apo jo të intervenojmë në mënyrë direkte në luftën e Ukrainës dhe të ndalohet Putini. Unë kam avokuar në shkrimet e kaluara se NATO nuk duhet ndërhyrë në mënyrë direkte në Rusi, por duhet ti’ japim armë të rënda Ukrainës”. “Në fillim kryesisht i është dhënë armë të natyrës mbrojtëse por tash Perëndimi e ka kuptuar se ka ardhur koha që Ukrainës t’i jepen armë të rënda ofensive, posaçërisht tani pasi që Rusia tash po fokusohet në Ukrainën lindore në regjionin Donbas”. “Unë besoj që nëse Rusia arrin suksese në këtë front, atëherë do të jetë shumë vonë nëse vonohet armatimi i ushtrisë ukrainase. Prandaj është më se e nevojshme që mu tani Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s t’ia japin të gjitha pajisjet ushtarake që i nevojiten, armë të rënda ofensive dhe kjo mund të përfshij edhe tanke, lloje të ndryshme të artilerisë dhe sisteme raketore, pastaj që t`i transferohen disa prej MIG 29 të cilët pilotët Ukrainës dinë sesi t’i drejtojnë si dhe raketa me fushëveprim të shkurtër dhe mesëm të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha trupave ruse, kjo duhet të ndodh. Unë kam informata se Shtetet e Bashkuara janë konstant në kontakt me Gjermaninë, Francën dhe me aleatët tjerë evropianë dhe tashmë kanë vendosur një qendër komandimi në Stotinberg në Gjermani për të koordinuar furnizimin me armatim për ushtrinë e Ukrainës. Pra, një qendër komanduese për furnizimin me pajisje ushtarake, pajisje mjekësore dhe gjithçka tjerë por posaçërisht koordinimin e furnizimit ushtarak, pasi që tash e kemi një rast unik që të ndalojmë invazionin, avancimin rus në Donbas që është një pikë shumë e rëndësishme strategjike”. “Dhe kjo bënë që Putini të ketë vetëm dy mundësi: e para është që të mobilizoj më shumë fuqi luftarake dhe kjo luftë mund të zgjasë për vite të tëra sepse ukrainasit do të vazhdojnë të rezistojnë dhe të luftojnë, siç kanë treguar se mund ta bëjnë në mënyrë shumë fortë me motiv të lartë. Gjersa opsioni i dytë është se ai duhet të negocioj dhe në këtë rast nuk mund të marr atë çka me të vërtet dëshiron sepse ai ka humbur luftën. Dhe prandaj tash është rasti që perëndimi urgjentisht, me një shpejtësi maksimale të furnizoj me artilerinë e rëndë dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme ushtarake që i nevojiten ushtrisë ukrainase për të fituar luftën”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sulmi në Banjskë, KFOR: Reagimi efektiv i PK-së parandaloi përshkallëzimin, ne ishim gati 27 minuta më parë
Kosova Osmani pas përmbytjeve në Bosnje: Qëndrojmë krah jush, gati të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme 29 minuta më parë