Almir Kryeziu “Ylli i javës” në Superligë NULL NULL 16.03.2026 12:00 16.03.2026 12:00 Futbollisti i Ballkanit, Almir Kryeziu, është zgjedhur “Ylli i javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës. Ai me një gol dhe një asistim, e ndihmoi skuadrën e tij të triumfoi me rezultat 3:0 në derbin e javës së 24-të kundër kampiones aktuale Dritës. Pasi “rrëmbeu” këtë çmim, Kryeziu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës. “Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse Drita ka një skuadër shumë të mirë. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Jemi në vendin e parë me pikë të barabarta, por kemi edhe shumë ndeshje të cilat do t’i luftojmë. Falënderoj komisionin për vlerësimin, klubin FC Ballkani dhe jam i lumtur që jam në formë dhe po mund ta ndihmoj ekipin”, deklaroi ai për faqen zyrtare të FFK-së transmeton Klankosova.tv.