Alkooli i bën burrat më agresiv NULL NULL 15.02.2018 11:07 15.02.2018 11:07 Së paku gjysma e krimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryhen nga personat të cilët janë nën ndikimin e alkoolit. Kjo ka bërë që disa studiues nga Australia University të merren me këtë çështje. “Gjithçka vjen nga ndikimi i alkoolit në tru”. Ata kanë marrë 50 burra të ri, në mesin e tyre që konsumojnë alkool dhe ata që nuk e pinë atë, përcjell Klan Kosova. Pasi iu janë dhënë nga dy pije vodka të dy grupeve, ata i janë nënshtruar testit MRI. Kur janë provokuar, reaksionet e tyre kanë qenë të ndryshme. Tek ata që nuk kanë pirë në të kaluarën, ose kanë pirë më pak agresiviteti ka qenë më i vogël, por ndryshe edhe për ata që kanë konsumuar alkool. Nga rezultatet e nxjerra studiuesit kanë thënë se alkooli ndikon në regjione të ndryshme të trurit të njeriut çka shkakton edhe ndryshim në sjellje. Me një fjalë sipas tyre: “Alkooli ju bën më të dhunshëm”.